Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni janë fotografuar në Vlorë gjatë pushimeve që kjo e fundit ka zhvilluar në Shqipëri së bashku me familjen e saj.
Rama dhe Meloni janë përshëndetur me qytetarët në rrugët e qytetit bregdetar, si dhe janë parë në një lokal duke konsumuar kafen e pasdites.
“Motër nga Shqipëria dhe vëlla nga Italia”, ka shkruar Rama në Facebook për vizitën e Melonit në Vlorë, duke shprehur falenderimin për të. “Ishte një nder”, vijon Rama në Facebook.
Kryeministrja e Italisë mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës së bashku me familjen e saj, pas ftesës së Kryeministrit Rama për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Në këtë vizitë, Meloni shoqërohej nga bashkëshorti, vajza e tyre, si dhe motra e Kryeministres me bashkëshortin. Ata qëndruan në rezidencën qeveritare në Vlorë. /tvklan.al