Ish ushtarët e Uçk-së në ARMV nuk mund të avancohen për shkak të certifikatës për siguri

ZV/MINISTRI JAJAGA KËRKON KOMISION QË DO TI RISHQYRTOJË KËRKESAT

Dy persona që dyshohet se kanë marrë para për të dërguar ushtarë në misione të NATO-s janë ndalur nga Prokuroria, njofton KlanM.

”Në lidhje me rastet e korrupsionit, tashmë janë proceduar dy raste të tilla. Ku janë të ndërlidhura një nënoficer prej Tetove dhe një ushtarake. Prokuroria i ky të dy rastet, ka marrë masa” – tha Tiron Jajaga.

Ai bën thirrje të gjithë ushtarëve që të paraqesin nëse dikush kërkon që ata të paguajnë për t`u përzgjedhur. Problem tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes janë edhe certifikatat e sigurisë. Mungesa e këtij dokumenti, sic percjell KlanM, do të thotë se nuk mund të avancohesh në karrierë në një ushtri që është pjesë e NATO-s.

”Na kanë shkruar shumë punonjës të Ministrisë së mbrotjes, ushtarë por edhe në pozita tjera që nuk mund të marrin certifikatë për siguri për shkak të kaluarës së tyre. Ka disa që kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së” – tha Tiron Jajaga.

A keni hasur në një problematikë të tillë për shkak se nuk po mund të avancohen?

”Po ekziston diçka e tillë. Unë e kam ngritur si çështje në nivelin më të lartë, qoftë në institucione shtetërore, por edhe në aspektin partiak prej ku unë vijë e kam trajtuar dhe e kam përmendur që nëse çështja e certifikatave nuk zgjidhet në të ardhmen e shkurtër kjo do të paraqet problem të madh në të ardhmen. Neve tani si pjesë e NATO-s, pa certifikatë mundësinë tona janë shumë të pakta” – tha Jajaga.

A  ekzistojnë arsye të dyshimta për mosmarrjen e certifikatave?

”Nga ajo që unë kam arritur të dëgjoj nga individ të caktuar është se dyshimet janë mund të them edhe banale. Mirëpo nuk kanë qasje në dosjet e tyre, janë institucionet tjera që kanë qasje. Ajo që mund të them është se ja vlen që ato të raste të rishihen” – deklaroi Jajaga.

Përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i dobët në këtë ministri. E kjo edhe për shkak të interesit të dobët nga ana e shqiptarëve që të konkurrojnë për tu bërë pjesë e armatës edhe pse kushtet janë të mira. Në konkursin e fundit të akademisë ushtarake, sic njofton KlanM, nga 43 kandidatë të pranuar, vetëm 2 janë shqiptar.

”Sa i përket interesit, unë mund të them se jo vetëm interesi por edhe mungesa e informacioneve. Një person që punësohet në Ministrinë e mbrojtjes qoftë ai një ushtarë i thjeshtë apo një oficer rroga minimale është mbi 700 euro” – tha Jajaga.

Zëvendësministri Jajaga, sic njofton KlanM, bën thirrje deri tek qytetarët që të aplikojnë sepse ai garanton se kushtet do të jenë fer dhe të njëjta për të gjithë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share