Kovaçevski: Deputet nga UDB-ja kemi në Kuvendin tonë, Kurti u keqpërdor nga politika ditore

Kryeministri Kovaçevski në një press për media thotë se në Kuvendin e Maqedonisë ka edhe deputet nga UDB-ja.

“Mua aspak nuk më befason, kur shoh politikanë 80 vjeç në shtetin tonë she në shtetet fqinje, që ende e përfaqësojnë atë koncept, të mos ndërtohen korridore dhe të ketë zënka mes shteteve, pse, sepse ata kështu e kanë ndërtuar karrierën e tyre. Ju ende keni deputet në Kuvendin tonë, që vjen nga radhët e UDB-së. Çfarë qëndrime prisni të ketë ai”, deklaroi Kovaçevksi.

Kryeministri Kovaçevski ka folur edhe për vizitën e Kurtit në Maqedoni javën e kaluar.

“Njëjtë edhe me këtë rrugë. Kjo rrugë ka të bëjë me një ide që është shumë më herët, para vizitës së kryeministrit Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se njeriu u keqpërdor, të jem i sinqertë, në politika ditore të këtyre dy kryetarëve të komunave, që duan të etablohen në skenën politike”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share