Defektet e avionëve të qeverisë gjermane janë tashmë një temë për të qeshur herë pas here.
Por që diçka e tillë të ndodhë dy herë në të njëjtin udhëtim dhe që një anëtari të qeverisë të kthehet në shtëpi pa përfundura vizitat – tashmë është kuriozitet, shkruan DW në lidhje me faktin se avioni qeveritar që përdor ministrja e jashtmë gjermane, Analena Berbock, u nis për një vizitë zyrtare në Australi, Zelandën e Re dhe Fixhi duhej të bënte një ulje të detyruar dy herë.
Më 14 gusht, një avion Airbus A340-300 duhej të ndalohej pa planifikuar në Abu Dhabi për shkak të një mosfunksionimi. Pasi supozohej se u riparua, ai fluturoi përsëri në Sydney, por përsëri u desh të kthehej në Abu Dhabi, sepse defekti u rishfaq. Në fund, Berbock anuloi një udhëtim njëjavor në rajonin e Paqësorit dhe u kthye në Berlin.
DW thekson se kjo nuk është eksperienca e saj e parë me aeroplanët qeveritarë që nuk funksionojnë mirë dhe thekson se në muajin maj iu desh të ndërpriste shkurtimisht udhëtimin e saj zyrtar dhe të bënte një ulje të detyruar në Katar.
Ky avion Airbus është 23 vjeç dhe është përdorur fillimisht nga Lufthansa, dhe më pas ka hyrë në flotën e ushtrisë gjermane. Në një kohë ajo mori emrin e kancelarit të parë gjerman, Konrad Adenauer.
Ish-kancelarja Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave Olaf Scholz fluturuan me të njëjtin aeroplan në nëntor 2018 për në samitin e grupit G-20 në Buenos Aires. Edhe atyre, pas një fluturimi të shkurtër, u desh të ktheheshin në Gjermani për shkak të një mosfunksionimi.
Në tetor 2018, brejtësit dëmtuan një aeroplan zyrtar në aeroportin në Indonezi dhe kështu penguan kthimin e ministrit të atëhershëm të financave Scholz nga një takim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili për këtë arsye duhej të kthehej në Gjermani me fluturim të rregullt. Në dhjetor 2016, ish-ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen shkoi në Mali me një aeroplan qeveritar, por u detyrua të ulej në Nigeri për shkak të një mosfunksionimi.
Sipas DW, se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka zemërim për këtë, siç thuhet, “turpin e fundit”, sepse Gjermania nuk është vetëm objekt talljeje brenda vendit, por edhe jashtë vendit për këtë dhe shton se disa e-maile kanë ardhur tashmë nga vendet mike me mesazhe sarkastike si: A mund të ndihmojmë?
/ SCAN