Kasami: Vizita e ministrit Aliu me insistim të BDI-së!

LD: Rruga Tetovë-Prizren do të bëhet, por pa BDI-në

Vizita e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliut në Tetovë dhe takimi me Ali Ahmetin ka qenë e organizuar nga BDI-ja, e jo me kërkesë të Kryeministrit Kurti, thotë Kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njofton KlanM.

Ai i bëri thirrje liderit të BDI-së, që jashtë vizitave, të angazhohet me të vërtetë për jetësimin e rrugës Tetovë – Prizren.

“Është organizuar me insistim të funksionarëve të BDI-së për të relativizuar vizitën impozante të kryeministrit të Kosovës në Tetovë. Në asnjë moment, ne nuk punojmë me inate. Në asnjë moment nuk ka qenë ftesa e kryeministrit të Kosovës për t’i bërë dikujt karshillëk por ka qenë e sinqertë me një mision fisnik”, theksoi Bilall Kasami.

Projekti i rrugës Tetovë-Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kahmotshme, që së fundmi u aktualizua me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë – percjell KlanM, komunikatwn e Lëvizjes Demokratike tw Izet Mexhitit, duke u zotuar se kjo rrugë do të bëhet, por, sic thonë, jo me BDI-në.

Ndaj para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë-Shkup, që me vite nuk kryhen. Duhet t’i kryejnë punët e tunelit disa dhjetëra metra që me muaj të tërë është bërë makth i vërtetë për ata që marrin rrugën drejt Kosovës apo anasjelltas. Gjithsesi do të duhet t’i sqarojnë edhe skandalet korruptive lidhur me Korridorin 8″, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Nga Lëvizja Demokratike, sic njofton KlanM, thonë se BDI do të bëjë çmos që ta përdor këtë nismë, sepse zgjedhjet parlamentare janë afër, por sipas tyre, afër është edhe humbja e integristëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share