Shqipëri: E reja shkoi në kishë, 26-vjeçari iu vu nga pas për t’i shkulur varësen nga qafa

Ndodh dhe kjo! Një i ri në Elbasan ka tentuar t’i marrë nga qafa varësen e floririt një vajze të re e cila po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të këtij qyteti. Sipas policisë, 26- vjeçari i ka shkaktuar dëme fizike të resë pasi e ka ndjekur disa minuta. Ai rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share