“JOINT COMBINED EXERCISE TRAINING – 23“ NGA 20 GUSHT DERI 1 SHTATOR
Qeveria në seancën e fundit miratoi Vendimin për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në trajnimin dhe sëtrvitjen e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23“, njofton KlanM.
Forcat speciale të ARMV-së me 12 pjesëtarë nga 20 gusht deri më 1 shtator aktivisht do të marrin pjesë në përgatitjet dhe realizimin e stërvitjes dhe trajnimit të përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23“, në territorin e RMV-së.
Në këtë stërvitje ushtarake, sic njofton KlanM, parashihet pjesëmarrja e 10 pjesëtarëve të forcave speciale të SHBA-së dhe 12 pjesëtarë të forcave të armatosura të Shqipërisë, me armatime, pajisje, automjete dhe mjete materiale-teknike.
Stërvitja do të mbahet në poligonet e kazermave “Ilinden” në Shkup, “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe “Gjorçe Petrov” në Shkup.
Trajnimi dhe stërvitja e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23“, sic njofton KlanM, është pjesë e Planit për bashkëpunim dypalësh midis Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së dhe Ministrisë për Mbrojtje Kombëtare të SHBA-së. /KlanMacedonia/