“SHKUPI DUHET T`I PLOTËSOJË KUSHTET – BULLGARËT REALITET NË RMV”
Maqedonia e Veriut patjetër t`i zbatojë reformat e nevojshme dhe t`i plotësojë kushtet nëse dëshiron t`i nis negociatat për hyrje në BE – ka deklaruar për agjencinë bullgare të lajmeve – BGNES, Zv/Kryetarja e partisë GERB, Ekaterina Zaharieva, ish-Ministre e Jashtme e Bullgarisë, njofton KlanM.
Ndryshimet kushtetuese në RMV nuk janë punë e madhe – thotë ish-Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, aktualisht Zv/Kryetare e partisë GERB. Ajo u ka bërë thirrje, sic thotë, fqinjve dhe miqve maqedonas të mos druajnë nga ndryshimet.
“Bullgarët janë pjesë e realitetit në RMV dhe kjo duhet të pranohet. Sofja dhe Shkupi humbasin nga marrëdhëniet e këqija. Shumë më mirë është të mos kemi kufij mes nesh dhe të zhvillohet biznesi. Që kjo të ndodh, RMV-ja duhet t`i plotësojë kushtet nga Korniza Negociuese dhe të pranojë se Bullgarët janë pjesë e RMV-së” – tha Ekaterina Zaharieva, ish-Ministrja e Jashtme e Bullgarisë
Këto komente të Zaharievës, sic percjell KlanM agjencinë bullgare të lajmeve – BGNES, vijnë në vigjilje të votimit në Parlamentin e RMV-së për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë. Siç shkruan BGNES, kjo është një nga kërkesat kryesore që janë konstatuar me të ashtuquajturin “propozim francez” që autoritetet e Shkupit u pajtuan ta zbatojnë para mbajtjes së konferencës së dytë Ndërqeveritare RMV – BE dhe sic thotë BGNES, para se të nisin negociatat e vërteta për anëtarësimin e vendit në BE. /KlanMacedonia/