Vizita e Kurtit: Ganiu dhe Kasami thirren në polici!

KALLËZIM PËR MOSINTONIMIN E HIMNIT SHTETËROR DHE MOSVENDOSJEN E FLAMURIT TË RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kërkesa për inicimin e procedurave kundër Komunës së Çairit dhe të Tetovës dhe kundër Kryebashkiakëve, Visar Ganiut dhe Bilall Kasamit, njofton KlanM.

MPB-ja njofton se vazhdon kërkimet për personin i cili në njërin prej manifestimeve valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe njofton se pas kapjes kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat penal.

Gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më 11.08.2023 në Rr. “Ferid Murati” në Shkup dhe në Sheshin e Qytetit në Tetovë, nuk është vepruar konform Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të RMV-së. Respektivisht gjatë manifestimeve nuk është intonuar himni shtetëror dhe nuk është vendosur flamuri i RMV-së, me çka është shkelur neni 30 i ligjit” – thonë nga MPB.

Pesë ditë pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme është ftuar në polici.

Ganiu, sic njofton KlanM, pas daljes nga Stacioni Policor I Bitpazarit, tha se ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse – për mos intonimin e himnit shtetëror dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut. Ganiu tha se kallëzimet janë të motivuara politikisht.

“Kanë vendosur që t`i kem dy dënime për kundërvajtje kurse arsyeja është viziat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair. Jemi kthyer në kohën kur thirreshin njerëzit në biseda informative, jemi kthyer në kohërat e diferencimit, në kohërat kur inçizoheshin njerëzit kush ishte e kush s`ishte aty dhe fillojnë t`u bëjnë shtypje edhe në administratë edhe nëpër punët e shtetit ku janë. Thirren në ligjin se nuk është respektuar himni I Maqedonisë dhe se nuk ka pasur flamuj” – deklaroi Visar Ganiu.

Në polici është thirrur edhe Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për shkak të akuzave të autoriteteve të vendit për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe, gjatë koncertit me rastin e vizitës së Kurtit në Tetovë.

Kreu i Komunës së Tetovës, sic percjell KlanM, është prononcuar përmes komunikatës duke i quajtur Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin vasalë të Beogradit që mbajnë të gjallë komunizmin.

Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta. Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur, bashkë me të do të vdes së shpejti edhe ky regjim i juaji komunist e titist” – tha Kasami.

Ndërkohë, pas reagimeve të ashpra se si ka ardhur deri tek riemërimi i rrugës “Ademi Demaçi” në Çair, Kryetari i Komunës, Visar Ganiu, sic njofton KlanM, tha se për këtë vendim, konform të gjitha procedurave ligjore, kanë votuar shumica e këshilltarëve.

Nga ana tjetër, Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka dorëzuar nismën në Këshillin e Qytetit të Shkupit që emri i kësaj rruge të rikthehet në “Brigada e Dytë Maqedonase”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share