Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.
“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.