Flet Mancini, zbulon arsyen e vërtetë të dorëheqjes nga Italia

Roberto Mancini ka thyer heshtjen e tij dhe ka fajësuar presidentin e Federatës së Futbollit në Itali Gabriele Gravina për largimin e tij të papritur nga posti i trajnerit të Italisë.

Trajneri ishte nën kontratë deri në korrik të vitit 2026, por dha dorëheqje të shtunën në mbrëmje dhe ajo u konfirmua të dielën në mëngjes me një njoftim zyrtar nga Federata.

Tani Mancini ka folur për gazetën “La Repubblica” dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke fajësuar hapur Presidentin Gravina.

“I shpjegova se në këta muaj duhej të më jepej mbështetje dhe qetësi, por ai nuk e bëri këtë dhe kështu dhashë dorëheqjen”, ka thënë Mancini.

“A duhej ta kisha bërë më herët? Ndoshta. Por unë u largova me 25 ditë para ndeshjes tjetër, jo tre ditë.”, shtoi ai.

Tutje ai ka shtuar se Gravina kërkonte të ndërhynte në stafin e tij, gjë e cila u bë pengesë e madhe në raportet e tyre.

“Gravina kishte një vit që po përpiqej të revolucionarizonte stafin tim. U përpoqa t’i thoja se më së shumti mund të shtonte dy fytyra të reja. Nëse ka ndonjë gjë, duhet të jem unë që vendos të zëvendësoj një anëtar të stafit tim.”

Mancini gjithashtu konfirmoi se dëshironte të eliminonte klauzolën në kontratë që lejon Federatën ta shkarkojë atë nëse ai nuk kualifikohej për në EURO 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share