Suedia me Kosovare Asllanin synon finalen e Kupës së Botës

Kombëtarja suedeze e futbollit të fenmrave sot me fillim nga ora 10:00, në stadiumin “Eden Park”, në Aucland do të përballen me spanjollet.

Për kombëtaren sukedeze luan edhe futbollistja shqiptare Kosovare Asllani e cila do të mundohet të japi më mirën që të kualifikohen në finale të Kupës së Botës, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ate si futbolliste.

Spanjollet e siguruan gjysmëfinalen pas një fitoreje në kohën shtesë ndaj holandezeve, ndërsa suedezet, pasi mposhtën Japoninë.

Mbrojtësja suedeze Amanda Amanda Ilestadt, ka shënuar katër gola gjatë këtij turneu

Spanja ka shënuar 15 gola në pesë ndeshje të Kupës së Botës

Suedia ka pësuar vetëm tri humbje në 30 përballjet e fundit.

Gjysmëfinalja tjetër është në mes Australisë dhe Anglisë, sfidë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 12:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share