Milan sërish në garë për sulmuesin kuqezi, por trajneri Pochettino e do në ekip
Milani e ka rikthyer interesimin për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, por Çelsi nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë 21-vjeçarin. Futbollisti bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Poçetino, pavarësisht se “blutë” e Londrës kanë pësuar ndryshime të mëdha në këtë merkato verore, raporton tabloidi britanik “Evening Standard”.
Kuqezinjtë dhe Uest Hemi janë dy nga disa klubet që kërkojnë shërbimet e Brojës. Por Çelsi do ta mbajë në “Stamford Bridge”, sulmuesin që është rikthyer nga dëmtimi në gju, të pësuar në Dhjetor. “Blutë” janë tërhequr nga afrimi i sulmuesit të Juventusit Dushan Vlahoviç, me klubet që po diskutonin shkëmbimin e serbit me Romelu Lukakun.
Në planet e drejtuesve londinezë nuk është afrimi i ndonjë qendërsulmuesi tjetër, me lojtarin kuqezi që do të luftojë me Nicolas Jackson për vendin e titullarit. Ndërkohë Çelsi ka arritur akordin me Braiton për të blerë mesfushorin Moises Kaisedo. Londinezët do të paguajnë 115 mln Paund për kartonin e ekuadorianit, duke vendosur një rekord të ri në Premier Ligë.
Klan News