Milani sërish sytë te Broja

Milani ka dy emra në tavolinë për fazën e sulmit, nëse largohet Lorenzo Colombo.

Siç raportojnë mediat italiane, sulmuesi i parë që po shikohet është Hugo Ekitike i Paris Saint-Germainit, i cili nuk është në planet e Luis Enriques, por që çmimi i kartonit të tij shkon mbi 20 milionë euro.

Kështu duhet të gjendet një mënyrë që klubi italian ta huazojë, ose të pret fundin e afatit kalimtar të transferimeve për t’ia ulur çmimin.

Një tjetër objektiv për Milanin është edhe Armando Broja i Chelseat. Ai në sezonin e kaluar pësoi një lëndim që si pasojë mungoi thuajse tërë sezonin.

Londinezët janë të hapur për formulën e huazimit, teksa raportet me Milanin i kanë të mira, duke pasë parasysh marrëveshjet e fundit që janë arritur në këtë afat kalimtar të transferimeve. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share