Vuçiq: Vizita e Kurtit në Maqedoni – skandal, e promovoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur skandal vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

“Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, u shfaqën simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’. Ai paraqitet si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës”.

“Është hapur rruga Adem Demaqit, i cili ka qenë edhe mentor dhe idhull i Albin Kurtit”, tha Vuçiq për Tv Pink./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share