Promovon reçipetat për gjidhënie të dizenjuara prej saj
Sharmante në çdo moment, edhe tani që është në pritje të fëmijës së dytë, Rihana surprizon fansat me një set fotografik ku shfaqet duke ushqyer me gji të birin RZA, shtrirë mbi barkun e saj të fryrë nga shtatzënia.
Në fakt, ylli i Popit dhe “RnB” nuk i ka publikuar fotot, thjesht se ka nevojë për vëmendjen, komentet dhe vlerësimet e fansave në Instagram, siç ndodh rëndom në rrjetin social që është ndër më të përdorurit në gjithë globin.
Qëllimi kryesor është marketingu për markën e saj të veshjeve Fenti. Në këto foto, 35-vjeçarja ekspozon linjën e re të reçipetave për gjidhënie të dizenjuara nga duart e saj, që siç komenton “nuk janë si ato të nënave qëmoti, por të dizenjuara prej asaj vetë dhe të provuara dhe të miratuara nga vetë i biri RZA”.
Ajo dhe bashkëshorti i saj nuk e kanë bërë të ditur ende gjininë e fëmijës, ashtu siç bënë deri kur lindi djali i tyre i parë, në Maj të vitit të kaluar.
Tv Klan