Kombëtarja e Australisë është shumë afër finales së madhe në Kampionatin Botëror të futbollit për femra që po mbahet në shtetin australian.
Australianët shënuan fitore me penallti me rezultat 7:6 ndaj Francës, pasi ndeshja u mbyll pa gola (0:0).
Nga 20 penalltitë që u kryen, 7 u humbën (3 të australianet e 4 të francezet).
Ndeshja u luajt në Brisbane para rreth 50 mijë shikuesve.
Vashat e Australisë rrëzuan francezet dhe tani me padurim presin gjysmëfinalen e Botërorit.
Ato do të takohen me Anglinë, e cila sot e mposhti me 2:1 Kolumbinë.
Në gjysmëfinalen tjetër që do të luhet më 15 gusht, takohen Spanja dhe Suedia.