Vizita e Kurtit trondit kampin politik maqedonas

Dimitrievski kërkon që policia dhe prokuroria të veprojë kundër organizatorëve

Vizita e Albin Kurtit shkaktoi tronditje edhe tek kampi politik Maqedonas. Që në mëngjes, akuza mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.

“BDI dhe LSDM së bashku dhe njëzëri i ndërruan emrat e rrugëve në vitin 2021 në këshillin e Qytetit të Shkupit.
A e dinë të paaftët nga qeveria e SDS-së kryeqyteti i kujt është Shkupi, Maqedonisë apo ndonjë shtet tjetër?
Rruga do të emërohet sipas Demaçit i cili nuk ka asnjë pikë të përbashkët me historinë e Maqedonisë, e as me Shkupin, por ka pas ideale nacionaliste të lidhura me shtete tjera”
, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Të gjitha përgjigjet për ngjarjet e djeshme në Shkup dhe Tetovë DPMNE duhet ti kërkojë nga Hristijan Mickoski.
Pikërisht Hristijam Mickoski duhet të dalë para opinionit dhe të jap përgjigje. Partnerët joformal të koalicionit të Mickoskit dhe DPMNE-së kanë qenë organizatorë të ngjarjeve në Shkup dhe Tetovë. Kasami u bë Kryetar komune me votat e DPMNE-së kurse bashkëpunojnë edhe në këshillin e komunës. U bënë bashkë me Mickoskin për të bërë shumicë të re parlamentare. Opinioni duhet ta dijë që Mickoski propozoi Afrim Gashin si mandatar të ri për formimin e Qeverisë”, thonë nga LSDM.

E më i ashpër ishte Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Mos luajtja e himnit kombëtar, mosshfaqja e flamurit kombëtar, këndimi i himnit të një shteti tjetër dhe ngritja e flamurit të një shteti tjetër është në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë.
Valëvitja e flamurit e të ashtuquajturës Shqipëri e madhe është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Ju bëj thirrje MPB-së dhe Prokurorisë të marrin masa kundër organizatorëve”
, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Përveç për përdorimin e flamujve, në mediat maqedonase pati edhe reagime për mungesën e përkthimit. Në të dy ngjarjet, në Maqedonisht u drejtua vetëm Bilall Kasami, i cili u përgjigj në pyetje të gazetarit për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share