Kosovë: Emërimi i Radomiroviqit – Kurti refuzon të përgjigjet!

Zv/ministri Radomiroviq pjesë e luftës së fundit në Kosovë

Radojica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Por këto ditë mediat kanë raportuar se ai ishte pjesë e luftës së fundit në Kosovë. Ai ka pranuar për media një gjë të tillë por ka thënë se nuk ka marrë pjesë në operacioni luftarake.

 E për këtë nuk ka folur asnjëherë kryeministri Albin Kurti. E ministrat që kanë folur për media janë arsyetuar se nuk janë pjesë e këtij dikasteri dhe nuk mund të flasin për këtë cështje.

Kryeministri Kurti refuzoi të përgjigjet për këtë cështje pas një vizite që zhvilloi në klinikën e onkologjisë në QKUK.

“Këtu jemi para Institutit të Onkologjisë dhe nuk besojë që pyetjet e juaja janë çështje në Onkologji. Me ministrat e tjerë në një konferencë tjetër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu zëdhënësi dhe unë jemi në dispozicion për juve por jo tani”, deklaroi Kurti.

Ai refuzoi të përgjigjet në cdo pyetje që ndërlidhet me politikë.

Kryeministri Kurti vizitoi klinikën e Onkologgjisë pasi bashkë me ministrin e shëndetësisë përuruan akseleratorin e dytë në këtë klinikë. /KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share