Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të jetë me aktivitete në Maqedoninë e Veriut me ftesë të komunave të Çairit dhe Tetovës, përcjell KlanM.
Vizita e Kurtit do të fillojë në Çair ku në orën 1430 do të përurohet rruga me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Ndërsa në Tetovë, Kurti do të marrë pjesë në koncertin e organizuar në qendër të Tetovës, ndërsa paraprakisht në fshatin Vicë të kësaj komune, bashke me kreun e Tetovës, Bilall Kasami do të prezantojnë idenë për lidhjen e Tetovës dhe Prizrenit përmes rrugës rajonale./KlanMacedonia