Shqipëri: “Porsche” del nga rruga dhe bie në kanal, vdes pasagjeri 30-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stravec të Divjakës.

Policia njofton se shoferi i makinës tip “Porsche”, Mariglen Labota ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Fatkeqësisht, pasagjeri që ndodhej në makinë, 30-vjeçari Daniel Sharka nuk i ka rezistuar plagëve të marra e për pasojë ka humbur jetën.

Shoferi i mjetit është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share