Një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara u përfshi nga flakët në lindje të Francës. 9 persona rezultojnë deri më tani në listën e viktimave të ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 6 e 30 të mëngjesit të sotëm në qytezën Vinxenhajm pranë kufirit me Gjermaninë.
Ekipet e emergjencës gjetën mbetjet e trupave të tyre, por janë në kërkim edhe të 2 personave të tjerë, të cilët mendohet po ashtu të kenë humbur jetën nga flakët.
17 persona të tjerë u evakuuan nga kjo qendër, disa prej të cilëve po kurohen në spital nga plagët e marra. Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që flakët të kenë shpërthyer nga pakujdesia.
Në shtëpinë e pushimit ndodheshin 2 grupe që i përkisnin organizatave të ndryshme jofitimprurëse për trajnimin e invalidëve. Presidenti Macron u shprehu ngushëllime familjarëve për atë që ai e konsideroi “ngjarje tragjike”.
Tv Klan