Kurti: Letra e ligjvënësve na përforcon përkushtimin për shtensionim në Veri

MASAT NDËSHTUESE TË BE-së NDAJ KOSOVËS ENDE NUK JANË HEQUR

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër të nënshkruar nga 56 deputetë nga Europa dhe SHBA-ja me të cilën i janë drejtuar Brukselit, Ëashingtonit dhe Londrës me kërkesën për të pasë një politikë balancuese ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Duke falënderuar këta deputet kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje këtyre qendrave botërore për çasje më të ashpër ndaj Serbisë.

“Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci, dhe bindjen për ligjshmëri e kushtetutshmëri”

Deputët ndërkombëtar në mesin e tyre edhe senator e kongresistë amerikanë përfshirë edhe nga  Ukraina, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kanë bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për sigurinë e rajonit.

Po bëhen tre muaj që po vazhdojnë protestat në tri nga katër komunat veriore ndërsa Kosova tashmë ka arritur marrëveshjen për deeskalimin e situatës në veri, ndërkohë masat ndështuese të BE-së ndaj Kosovës ende nuk janë hequr.

Pas ndodhive të fundit të vrasjeve në Kosovë, në mbledhjen e qeverisë kryeministri Albin Kurti ka përmendur nevojën e reformës në drejtësi duke thënë se vettingu është zgjidhje për këtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share