OPOZITA AKUZON PËR NEGLIZHENCË, MINISTRIA THOTË QË SHPËRNDAHET PANIK I PANEVOJSHËM
VMRO DPMNE akuzon pushtetin se nuk po menaxhon si duhet problemin që u paraqit me të infektuarit nga ethet Krimea-Kongo. Sipas tyre, jeta e njerëzve për ata nuk vlen asgjë sepse derisa ethet që barten nga pleshtat po shpërndahen, pushteti është në pushime vjetore.
”Një person ndërroi jetë nga ethet Krimea-Kongo dhe patëm një reagim që jemi mësuar ta dëgjojmë nga organet, se gjithçka është nën kontrolle. U infektua një e punësuare në infektologji dhe sërish organet thonë se gjithçka është nën kontrolle. 40 persona janë nën vëzhgim mjekësor që ishin në kontakt me të infektuarën dhe kështu vazhdon të zgjerohet rrethi. Asgjë nuk po ndalin, asgjë nuk po kontrollojnë” – thonë nga VMRO-DPMNE.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së shëndetësisë. Ata konsiderojnë se VMRO DPMNE po shpërndan panik tek qytetarët dhe tek stafi mjekësor.
”Ministra e shëndetësisë dhe institucionet e saja shëndetësore në kohë dhe profesionalisht reaguan pasi u paraqiten ethet. Çdo ditë dhe në mënyrë transparente e informojmë opinionin për gjendjen e pacientëve dhe për kontaktet e izoluara të cilët janë nën kujdes mjekësor. Është gënjeshtër që institucionet shëndetësore nuk po i marrin masat e duhura që të parandalohet shpërndarja e sëmundjes ngjitëse” – thonë nga MSH.
Nga Ministria e shëndetësisë thonë se VMRO DPMNE po sillet në mënyrë të papërgjegjshëm dhe po përdor temën për manipulime politike. /KlanMacedonia/