Grabitësit përdorin pirun për të marrë automatin me para, por diçka shkon keq…

Këto pamje tregojnë momentin kur dy persona përdorin një pirun ngritës për të vjedhur një bankomat (ATM), në Sacramento të SHBA.

Një prej të dyshuarve, i veshur si punëtor ndërtimi shihet teksa vjen me pirunin dhe e rrëzon ATM-në, ndërsa tjetri afrohet me kamionçinë. Pas disa tentativave, automati hipet me sukses në automjet, po përmes pirunit dhe dy të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan Reuters, pak kohë më vonë automati i bie në rrugë, duke shkaktuar si trafik ashtu sikurse edhe aksident.

Ata u larguan të dy nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar./tvklan.al

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share