Këngëtarja paguan 100,000 dollarë që ata të ktheheshin të sigurt në shtëpi
Koncerti i Beyonce në Uashington gjatë fundjavës u zhvillua në kushte të vështira për shkak të motit të keq.
Por pavarsisht situatës së krijuar shumë fansa zgjodhën të dëgjojnë këngëtaren e tyre të preferuar, e cila shpejt shprehu mirënjohjen e saj për fansat besnik.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ylli i muzikës dha 100,000 dollarë për të siguruar që shërbimi i metrosë së qytetit të qëndronte i hapur pas orëve të caktuara, duke u siguruar që stacionet të ishin të disponueshme për fansat që përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi.
Publiku natyrisht, përgëzoi gjestin e artistes pasi mësuan për kontributin e saj për t’u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurt.
Vlen të theksohet se këngëtarja e njohur ka zhvilluar disa koncerte në disa qytete të botës në kuadër të turneut të saj.
Beyonce ka vendosur të përfundojë turneun në Kansas më 1 Tetor të këtij viti.
Klan News