Një grup ekspertësh kanë vlerësuar se sa orë në ditë ju nevojiten të flini gjumë në mënyrë që të zgjoheni të freskët për ditën në vazhdim. Sipas ekspertëve, sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon në varësi të moshës suaj.
Foshnjat
Sipas këtij ekipi ekspertësh, foshnjat kanë nevojë për të paktën 12 deri në 16 orë gjumë çdo ditë. Foshnjat e porsalindura zakonisht kalojnë më shumë kohë në gjumë sesa zgjuar, me gjumin që është një komponent thelbësor i zhvillimit të tyre.
Fëmijët
Fëmijët do të kenë nevojë për gjumë gjithnjë e më pak me kalimin e kohës, në përputhje me zhvillimin e tyre. Për shembull, për fëmijët nga 1 deri në 5 vjeç rekomandohet që të flenë 10 deri në 13 orë. Ndërkohë, atyre të grupmoshës 6 deri në 12 vjeç do t’u duhen rreth 9 deri në 12 orë gjumë, ndërsa 13 deri në 18 vjeç do të kenë nevojë përafërsisht 8 deri në 10 orë gjumë.
Të rriturit
Edhe pse mund të ndiheni sikur keni nevojë për shumë më tepër gjumë ndonjëherë pas një dite të vështirë pune, rekomandohet që të rriturit të flenë për të paktën 7 orë në natë. Modeli juaj i gjumit mund të ndryshojë megjithatë me kalimin e moshës, që do të thotë se mund t’ju duhen disa orë shtesë. Shtatzënia mund të ndikojë gjithashtu në modelet tuaja të gjumit, me gratë shtatzëna që kërkojnë të paktën 8 deri në 10 orë për të mirën e shëndetit të tyre dhe të foshnjës së tyre të palindur. Por nëse jeni sëmurë, për shembull kërkohen të paktën 7 deri në 9 orë gjumë për të ndihmuar trupin tuaj të rikuperohet./tvklan.al