Bombardimet ruse në Ukrainë kanë vrarë një 59-vjeçare dhe kanë plagosur të paktën 3 persona në Kherson. Lajmin e bëri me sot dije zyrtari ushtarak Oleksandr Prokudin.
Kreu i administratës ushtarake rajonale në Kherson, Prokudin tha se një grua 93-vjeçare ishte në mesin e atyre që u shtruan në spital pas bombardimeve të zonave të banuara.
“Ishte një natë e vështirë për Khersonin. Ushtria ruse vazhdoi të bombardonte shtëpitë e banorëve të Khersonit në pjesën qendrore të qytetit,” shkroi ai.
Nga ana tjetër sulmet ukrainase brenda Rusisë dhe territorit të kontrolluar nga Moska janë një tipar gjithnjë e më i zakonshëm i luftës, dhe Kievi ka dhënë njoftimin se sulmet do të vazhdojnë, me presidentin Volodymyr Zelensky që deklaroi se konflikti “po kthehet në Rusi”./tvklan.al