Al-Ittihad ka gati një kontratë dyvjeçare, ku lojtari do të përfitojë 90 milion Euro në sezon
Pas goditjeve të bujshme të realizuara nga klubet saudite në këtë merkato vere, një tjetër yll futbolli mund të bëhet pjesë e Ligës Profesioniste Saudite.
Të shqetësuar këtë herë janë tifozët e Liverpool-it, të cilët mund të shohin të largohet ikona e ekipit, Mohamed Salah.
Tabloidi “The Sun” raporton se klubi i Al-Ittihad është në bisedime me menaxherët e Salah.
Pasi ka siguruar shërbimet e Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Zhota-s, skuadra kampione tani do yllin e radhës.
Al-Itihad ka gati për sulmuesin egjiptian një kontratë dy vjeçare me vlerë 180 milionë Euro, ndërsa Liverpulit do t’i ofrojë për kartonin 70 milion Euro.
Në lidhje me lajmin kanë reaguar përfaqësuesit e futbollistit, që kanë mohuar kontaktet me klubin saudit.
Të tilla lajme sigurisht që nuk e lumturojnë trajnerin e “të kuqve” Jurgen Klop, i cili në këtë verë ka parë që të largohen mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho në Arabi.
Gjatë karrierës së tij, egjiptiani në 231 takime të luajtura në Premier Lige ka realizuar 139 gola dhe ka dhënë 64 asiste.
Klan News