“Nuk ka dimër për kriminelët” – Mickoski: Nuk ka kallëzim për Merkon që emëroi për drejtoreshë një gjimnaziste

Kreu i opozitares VMRo-DPMNE, Hristijan Mickoski ka reaguar sot përmes rrjetit social “facebook”, në lidhje me akuzat që i bëhen kreut të Komunës së Koçanit. Sipas Mickoskit, MPB-ja e Spasovskit dhe Kovaçevskit kanë zbuluar një krim “të madh”. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, sipas Mickoskit,  është akuzuar se ka emëruar kandidatin e vetëm që ka aplikuar për postin e drejtorit të shkollës fillore, përcjell KlanM.

“Pra nuk është tender, nuk është marrëveshje private, por vendim për të emëruar një drejtor që nuk ishte në favor të qeverisë. Meqë ra fjala, më duhet të përmend se nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj Merkos që ka emëruar drejtoreshë një gjimnaziste. Normalisht që nuk ka kallëzim penal sepse të gjelbërtit nga BDI do të inatosen me LSDM-në. Me këtë qeverisje nuk ka dimër për kriminelët. Dhe Papazov është i fortë dhe ai e di shumë mirë se sa më shumë që ata bëjnë presion, aq më shumë do të mposhten. Dhe atëherë do të ketë përgjegjësi reale për krimet e vërteta”, shkruan Mickoski në faqen e tij në Facebook../KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share