Babai dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të plagosur pasi kanë qëlluar me armë zjarri në një dasmë dje në Ohër.
SPB Ohër ka bërë të ditur se dje në orën 13:00 është raportuar se në një dasmë në rrugën “Petrino”, qytetar i Ohrit K.B.(60), i cili ka qenë mysafir, ka qëlluar disa plumba nga një pistoletë e kalibrit “Zastava” 7,62 milimetra. . Në të njëjtën kohë, I.S.(39) nga Ohri dhe djali i tij i mitur kanë pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.
Punonjësit policorë nga SPB Ohër kanë kryer kontroll, ndërsa peronit K.B. i kanë marrë një pistoletë tip “Zastava M57” 7.62 mm, një pistoletë “CZ 99”, një karabinë “Jugosllav Mauser”, një pushkë gjuetie “Baikal” dhe patentën e armës. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. /KlanMacedonia/