Rritet numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Pakistan

Treni doli nga shinat. Shkak dyshohet sistemi i vjetër hekurudhor

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 100 janë plagosur kur një tren doli nga shinat në Pakistanin jugor. Të paktën 8 vagonë u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km nga qyteti i Karaçit.

Zyrtaret shtetërore thanë se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat. Dyshimet janë se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të sistemit të vjetër hekurudhor të Pakistanit.

Nuk e dimë se çfarë ndodhi, thjesht ishim ulur brenda”, tha një grua që u shpëtua nga një vagon, ndërsa të tjerët po i largonin me ambulancë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërt ndërsa është shpallur gjendja e emergjencës në strukturat pritëse për të përballuar fluksin e qytetarëve që nxirren nga rrënojat.

Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Ndërsa midis viteve 2013 dhe 2019, mediat lokale raportojnë se 150 njerëz kanë humbur jetën në aksidente të tilla hekurudhore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share