2 të vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmi në Kharkiv
Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmi i mbrëmshëm rus me bomba të orientuara nga ajri në një qendër transfuzioni gjaku në rajonin Kharkiv të Ukrainës Lindore.
Lajmin e bëri të ditur Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke e cilësuar atë krim lufte që tregon gjithçka për agresionin rus.
Ky sulm vjen një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse u dëmtua nga një goditje ukrainase me dron në ngushticën e Kërçit, pranë urës që lidh Krimenë me Rusinë.
E teksa Rusia nuk ka komentuar rreth ngjarjes, Ministri i Jashtëm i Ukrainës deklaroi se Rusia nuk ndalet nëse nuk e ndalin.
Tv Klan