Haxhi Krasniqi fiton titullin WBC

Robin Haxhi Krasniqi është shpallur kampion në versionin WBC, në kategorinë gjysmë të rëndë, duke i bërë krenar mijëra shqiptarë nē vendlindjen e tij.

Krasniqi sonte në meçin i cili u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mposhti boksierin nga Franca, Nadjib Mohammedi.

Djaloshi nga Juniku iu deshën nëntë raunde për ta fituar ndeshjen, pasi gjyqtari e skualifikoi kundërshtarin e Krasniqit.

Përveç Krasniqit, sonte në ring u ngjiten edhe shtatë boksierë të tjerë shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj, të cilët shënuan fitore që të gjithë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share