Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut në Slloveni dhe Austri.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor, raporton Klan Kosova.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti.