Mediat në Kroaci kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona.
Sipas burimeve të Jutarnji, dy prej viktimave dyshohet të jenë një grua dhe vajza e saj nëntëvjeçare nga Kosova.
Ndërkaq, sipas këtyre burimeve thuhet se të lënduar janë një burrë dhe një djalë 15-vjeçar, familjar të viktimave.
I vdekuri i tretë është një kroat nga Zara e Kroacisë, shkruan Jutarnji, transmeton Klankosova.tv.