Një stuhi e fortë ka goditur qytetin gjerman Reutlingen në provincën e Baden-Wurttemberg, ku në një periudhë të shkurtër kohore kanë rënë mbi 30 centimetra breshër, për këtë arsye u angazhuan edhe automjetet e pastrimit të borës.
Në kombinim me gjethet dhe mbeturinat, ato copa akulli bllokuan tubat e kullimit, të cilat përmbytën garazhet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit, raportojnë mediat lokale.
The torrents of hail flood in Reutlingen, Germany 🇩🇪
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/LJXH0OAgV9
— Disaster News (@Top_Disaster) August 5, 2023
Niveli i lumit në këtë qytet shpejt u rrit me 1.50 metra, por fatmirësisht nuk ka dalë nga shtrati.
Shërbimet teknike dhe zjarrfikësit kishin shumë angazhime dhe për këtë në rrugë dolën edhe pastruesit e borës.
Pamjet nga qyteti i prekur tregojnë rrugë të mbushura me akull dhe banorë të hutuar që qëndrojnë në portat e dyerve duke parë përreth me mosbesim.
Edhe punonjësit e shërbimeve teknike pastrojnë rrugët me mëngë të shkurtra. Reutligen ndodhet jo shumë larg Stuttgartit në jugperëndim të Gjermanisë.
Kujtojmë se moti i keq në 48 orët e kaluara ka prekur pjesën jugore të Gjermanisë, Austrinë, Slloveninë, e cila ka pësuar përmbytje katastrofike dhe një pjesë më të vogël të Kroacisë.