E quajti “fashiste”, Meloni padit këngëtarin e njohur

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ngritur një padi për shpifje kundër muzikantit  Brian Molko. Grupi muzikor ‘Placebo’ po performonte në Torino, kur Molko, në përshëndetjen e tij për fansat, e përkufizoi lideren e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë si ‘fashiste’ dhe ‘raciste’, duke nxitur brohoritje nga fansat.

Pas deklaratave të Molkos, prokurorët e qytetit të Torinos nisën një hetim ndaj këngëtarit britanik vetëm një javë pas koncertit. Sipas Kodit Penal të Italisë, individët që shpifin publikisht kundër qeverisë, parlamentit ose ushtrisë mund të ndëshkohen me gjobë deri në 5 mijë euro.

Kjo nuk është hera e parë që Meloni ka ngritur një padi për shpifje. Vitin e kaluar ajo nisi një proces gjyqësor ndaj redaktorëve të gazetës Domani. Gazeta italiane pretendon se Meloni ishte përpjekur të ndihmonte një deputete nga partia e saj të fitonte një kontratë gjatë pandemisë Covid-19. Meloni hedh poshtë akuzat dhe kërkon një dëmshpërblim prej 25,000 € nga gazeta. Gjyqi është caktuar të fillojë në korrik 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share