Mbeturinat, shkak i sherrit që la të plagosur kosovarin në Shëngjin

Mbrëmjen e djeshme një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me thikë, pas një sherri për mbeturinat.

Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes u godit me thikë në plazhin e Kunës në Shëngjin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesoj për objektin ku ata jetonin gjatë në Shengjin gjatë stinës së verës.

Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Bllaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Hazir Berisha e ka goditur me thikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share