Një 33-vjeçar shqiptar ka vdekur në Britaninë e Madhe.
Jetmir Pemaj, vdiq tetë ditë pasi që u ther me thikë.
Ngjarja tragjike ndodhi në Harrow Street, në Wolverhampton më 27 korrik.
Po ashtu edhe një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
I dyshuar lidhur me rastin është Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentim-vrasje, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv
Familjarët e përshkruajnë Jetmirin, si një djalë të dashur dhe shumë të përkushtuar.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe shok. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij”, u shprehën familjarët e shqiptarit.