Sanksionohen 481 shoferë për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2023) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 481 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 68 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 15 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 173 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 308 jashtë vendbanimit” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share