20-vjeçarja bën testin e ADN-së, zbulon se ka 65 motra e vëllezër

Një vajzë nga Maryland, SHBA, e cila u ngjiz nëpërmjet dhurimit të spermës bëri një test ADN-je dhe zbuloi se kishte plot 65 motra e vëllezër nëpër Amerikën e Veriut.

Brenna Siperko e dinte që kishte ardhur në jetë falë një dhuruesi të spermës, megjithatë nuk ia merrte mendja që të kishte kaq shumë vëllezër e motra që kishin ardhur në jetë nga i njëjti person, babai i saj biologjik.

Sipas asaj që shkruan New York Post, në Janar të 2022-t Siperko bëri një test ADN-je dhe fillimisht zbuloi se kishte 13 vëllezër e motra. E pasi e zbuloi këtë, ata e lidhën atë me më shumë individë të tjerë që ishin ngjizur me të njëjtin baba.

Deri më tani ajo ka zbuluar se ka 65 të tillë. Kjo e lumturoi pamasë 20-vjeçaren, e cila u rrit si fëmijë i vetëm.

E reja madje ka mundur të takojë disa prej tyre dhe ka zbuluar jo vetëm që ndajnë të njëjtin baba biologjik, por shumë prej tyre janë gati e njëjta moshë dhe kanë edhe ngjashmëri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share