Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau po ndahen. Lajmin e dha vetë Trudeau në një postim në Instagram këtë të mërkurë.
“Pas shumë bisedash domethënëse dhe të vështira me Sophie kemi vendosur të ndahemi. Mbetemi si gjithmonë një familje e afërt me dashuri të thellë dhe respekt për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vijojmë të ndërtojmë”, shkruajti Kryeministri kanadez.
Sipas asaj që shkruan CNN, ai kërkoi respektim të privatësisë, për të mirën e fëmijëve të tyre. Pasi studioi për shumë vite në Vancouver, Trudeau u rikthye në Montreal në 2002, ku u takua me Sophie Grégoire. Ata u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë./tvklan.al