Armin Hoxhiq prurje më e re në FC Shkupi

Ish-lojtari i të rinjve të Liverpool-it dhe lojtari shumëvjeçar i Dinamos së Zagrebit, Armin Hoxhiq nga Bosnja e Hercegovina, nga sot është lojtar i ri i Shkupit, i cili nesër në Levski (0-2) do të zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të turit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Bëhet fjalë për një sulmues 28-vjeçar, i cili në Çair vjen nga skuadra e Zheljezniçarit, për të cilën këtë vit luajti 12 ndeshje pa shënuar asnjë gol. Hodziq e filloi karrierën e tij në akademinë e skuadrës së Anfield, por nuk luajti asnjëherë për gjigantin anglez, ndërsa pas katër sezonesh kaloi në Dinamo Zagreb dhe Ferhervar hungarez. Ai ishte i huazuar në skuadrën turke Kasimpasa për një sezon dhe më pas u kthye në vendlindjen e tij Zheljo.

Armin Hoxhiq  për reprezentacionin e  Bosnja e Hercegovinës  ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar tre gola

Lexo gjithashtu
Total
0
Share