KRASNIQI: UDHËZIMI ADMINISTRATIV PËR ZGJEDHJET NË VERI DO TË VLEJË PËR TË GJITHA KOMUNAT
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka thënë se Udhëzimi administrativ që po përgatitet për t’i larguar kryetarët në katër komunat veriore përmes peticionit, do të vlejë për të gjitha komunat e Kosovë.
Deri më 1 shtator pritet që të finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ për zgjedhjet e që nuk do të vlejë vetëm për komunat e veriut.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka sqaruar se Ligji për Vetëqeverisje Lokale ka shumë.
Kjo na ka vu para situatës që nga kjo se cilat udhëzime që t’i zhvillojmë. Së fundi kemi filluar mbi procedura si organizohet një peticion, buron nga ligji neni 72, të shohim se cila do të jenë gjetje e tyre
Krasniqi nga Lipjani, shtoi se dorëheqja e kryetarëve nuk mund të kërkohet, por që duhet të vendoste me mekanizma ligjore, siç është në këtë rast peticioni.
“Ju e dini që kemi iniciuar plotësimin e ligjit ne i kemi bë disa propozime i kemi prezantuar mirëpo nuk është vendosur në votim, ngase duhen 2/3 e votave edhe të komuniteteve.”.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojnë sërish zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse.
Më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.