Lëvizja BESA: Pushteti vazhdon të shpenzojë para të qytetarëve për ahengje

Lëvizja BESA akuzoi pushtetin se po keqpërdor parat e qytetarëve për organizimin e disa festave shtetërore. Në vend të gjysmë million eurove, këto organizime sipas Besës do të mund të shënohen në mënyrë simbolike dhe me më pak para.

“ Ky pushtet i njohur si pushtet i keqpordorimeve dhe korrupsionit vazhdon të shpenzojë para të qytetarëve për ahengje. Mbi 500.000 euro qeveria Dimitar Kovaçevski dhe Artan Grubi do të shpenzojë për shpenzime e festave shtetërore të cilat mund të organizohen me më pak para dhe në mënyrë simbolike” – tha Hasim Murtezani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share