Zjarret në Rodos, Greqia: 1 Javë falas turistëve

Shumë qytetarë të huaj u detyruan të ndërprisnin pushimet për shkak të zjarreve

Për të gjithë ata pushues të huaj të cilët nuk mundën të realizonin pushimet e tyre ose i ndërprenë për shkak të zjarreve në ishullin Rodos do të marrin një javë pushime falas.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Kiriakos Mitsotakis për televizionin britanik ITV në emisionin Good Morning Britain.

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodhos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme. Rodhos sot është më mikpritës se kurrë, situata në ishull është kthyer në normalitet”.

Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Në përfundim,kryeministri grek sqaroi se zjarret në Greqi por edhe në Mesdhe kanë qenë gjithmonë të pranishme por intesiteti i tyre ëshët më i lartë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share