Akt-padi për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020
Prokurori i Posaçëm ngre akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.
Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve. Kjo është akt-padia e tretë ndaj ish-Presidentit, i cili ka vënë sërisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Prokurorët federalë thonë se Donal Trumpi ishte “i vendosur të qëndronte në pushtet”, duke thurur komplote kundër “themelit ku mbështetet funksionimi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara: procesi i grumbullimit, numërimit dhe çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale”.
Donald Trump pritet të dalë para gjykatësit të enjten.
Klan News