Barça tentoi Mbappe, ofertë befasuese PSG

Klubi katalanas i bëri një ofertë befasuese PSG, Dembele dhe dy yje të tjerë për sulmuesin francez

Barcelona tentoi të bindte PSG me një ofertë të bujshme për të transferuar Kilian Mbape në “Kamp Nou”. Blaugranat i ofruan parisienëve futbollistët Osman Dembele, Rafinja dhe Gavi.

Një menaxher mjaft i njohur udhëtoi drejt Parisit ku u takua me drejtuesit e u bëri ofertën e jashtëzakonshme, e cila u refuzua sepse PSG interes kishte vetëm për Dembelen, raporton Foot Mercato. Kontrata e sulmuesit përfundon verën e ardhshme dhe ai ka refuzuar rinovimin me katalanasit, nisur nga interesimi i francezëve.

Klauzola e shitjes së lojtarit 26-vjeçar shkoi nga 50 mln Euro në 100 mln Euro e kjo e vështirëson blerjen e tij. Dembele ka refuzuar ofertën për rinovim të Barçës, sepse është i pakënaqur për rrogën, por edhe se dëshiron PSG.

Trajneri Luis Enrique, i cili mori postin e trajnerit te parisienët këtë verë, e kërkon lojtarin në ekip. Sulmuesi i krahut i kishte kërkuar drejtuesve katalanas që ta lejonin të fliste me parisienët, përpara se klauzola e tij të dyfishohej me nisjen e muajit gusht.

Barcelona pagoi 150 mln Euro në 2017 te Dortmundi për francezin. Dembele ka fituar tre tituj të “La Liga” me blaugranat dhe ka shënuar 40 gola në 185 paraqitje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share