Mijëra të evakuuar nga tajfuni në Kinë, anulohen fluturimet në aeroportin e Pekinit

An aerial view shows flooding in Fuzhou after Typhoon Doksuri made landfall and brought heavy rainfall, in Fujian province, China July 29, 2023. cnsphoto via REUTERS

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë derë më derë për banorët e bllokuar nga përmbytjet në lindje të Kinës që ka sjellë tajfuni Doksur. Në qytetin Fuzhou uji arriti dy metra në zonat e ulëta të qytetit, duke bërë që shumë banorë vendas të mbesin të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Që nga e shtuna, rreth 363,000 janë evakuuar përfshirë shumë të moshuar dhe fëmijë. Si pasojë e motit të keq në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit janë anuluar 52 fluturime.

Autoritetet në Pekin pezulluan ngjarjet sportive, ndërsa një numër destinacionesh turistike dhe parqe u mbyllën. Autoritet kineze vendosën gjithashtu për mbylljen e institucioneve arsimore.

Doksuri goditi pjesën veriore të Filipineve më 26 Korrik, duke rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, si dhe rrëshqitje të dheut e përmbytje. Tajfuni shkaktoi vdekjen e të paktën 39 personave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share